Loading…

Ruari O’Connell ka disa fjalë për Kosovën pas humbjes ndaj Anglisë

  • 17/11/2019 | 23:38

Ruari O’Connell ka disa fjalë për Kosovën pas humbjes ndaj Anglisë

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka qenë i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Angli, transmeton Gazeta Metro.


O’Connell ishte i pranishëm sot në ‘Fadil Vokrri’ duke mbështetur kombëtaren angleze, kështu ai gjendej aty së bashku me djalin e tij.

Në një intervistë të shkurtër për Indeksonline, tha se Kosova jo vetëm në këtë takim, por në tërë kampanjën eliminatore ka bërë paraqitje të mira, por janë shumë hezitues dhe i fiksohen daljes në sulm

Ai cilësoi Mergim Vojvodën si më të mirin nga kampi kosovarë, ndërsa tha se as Anglia nuk ishte më e mirë, por shumë më konkrete.

Kujtojmë se O’Connell është një nga miqtë e Kosovës i cili shquhet për deklaratat e tij karshi politikanëve të korruptuar të Kosovës dhe angazhimin e tij sa ishte ambasador për luftimin e dukurive negative në Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë