Loading…

Rubio thotë se operacioni ushtarak ndaj Iranit ka përfunduar

  • 05/05/2026 | 23:37

Rubio thotë se operacioni ushtarak ndaj Iranit ka përfunduar

Operacioni ushtarak i nisur në shkurt kundër Iranit ka përfunduar, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke lënë të kuptohet se tani prioriteti amerikan është rihapja e Ngushticës së Hormuzit.


“Operacioni ka përfunduar. ‘Epic Fury’, ashtu siç e ka njoftuar presidenti Kongresit, i kemi dhënë fund asaj faze. Tani jemi në ‘Projektin Liria’”, ka thënë Rubio, duke iu referuar iniciativës së presidentit Donald Trump për hapjen e ngushticës.

Rubio e ka quajtur veprimin ushtarak në Iran gjatë armëpushimit një “operacion mbrojtës”, ndërsa bllokada detare vazhdon dhe SHBA-ja ka thënë të hënën se ka qëlluar disa anije iraniane, raportoi CNN.

Rubio ka mbrojtur përpjekjet e SHBA-së që t’i bëjë presion ekonomik Iranit përmes sanksioneve dhe bllokadës detare, duke argumentuar se masat janë të domosdoshme për të mbrojtur tregtinë botërore.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë