Loading…

Rudiger vazhdon me Real Madridin deri në vitin 2027

  • 16/06/2026 | 09:38

Rudiger vazhdon me Real Madridin deri në vitin 2027

Real Madridi ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin gjerman Antonio Rudiger.


Klubi madrilen ka njoftuar se 33-vjeçari ka firmosur kontratë të re, e cila do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në fund të qershorit të vitit 2027.

Rudiger ishte në vitin e fundit të kontratës së mëparshme, por drejtuesit e Realit vendosën t’ia zgjasin marrëveshjen, duke shpërblyer paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe rolin e rëndësishëm në repartin defensiv, transmeton Klankosova.tv.

Që prej transferimit si lojtar i lirë nga Chelsea në verën e vitit 2022, mbrojtësi gjerman është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të skuadrës madrilene, duke fituar disa trofe dhe duke qenë një nga liderët e mbrojtjes së “Los Blancos”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë