Loading…

Rugova gaboi me UÇK’në

  • 23/12/2016 | 22:02

Rugova gaboi me UÇK’në

Gazetari Valon Syla në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ish presidenti Ibrahim Rugova ka pasur qasje të gabuar në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


Ai ka thënë se tendencat pacifiste në një kohë aspak të tillë kanë rezultuar të kenë qenë të gabuara, njofton Klan Kosova.

“Lidhja Demokratike e Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë parti e parë, por për një kohë të caktuar kjo nuk i ka mjaftuar që të krijojë qeverinë. Po ashtu për një kohë ajo ka shërbyer si patericë, për ngritjen e disa partive, sepse kryeministrin e mori tek në vitin 2014”.

“LDK-ja e humb hapin në vitin 1997, në kuptimin e largpamësisë politike. Mendoj që janë bërë gabime në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nuk e di nëse mund të themi që ka pasur kuptim pacifizmi pas vitit 1997”.

“Rugova ka qenë cak i deklaratave politike dhe kërcënimeve të tipit të luftës. Por po flasim për kohë lufte. Por kjo vjen pas një deklarate të Ibrahim Rugovës për drejtues të UÇK-së”.

Ai ka deklaruar se problemet e LDK-së me kontrollin në terren kanë bërë që kjo parti të ketë nevojë për dikë nga krahu i luftës, vazhdimisht, për ta bërë këtë gjë.

“Në vitin 1999, LDK-ja e ka pasur problem të operojë në terren. Ka qenë situatë e vështirë për këtë parti, sidomos në Pejë dhe Gjakovë. Janë kërcënuar dhe rrahur aktivistët e kësaj partie atëbotë. Por rezultatet e zgjedhjeve e nxorën atë partinë e parë. Në këto kushte ajo është detyruar që të bëjë koalicione për ta kontrolluar situatën në terren”.

Ndërsa, lidhur me pritjet për zgjedhjet e radhës nacionale, Syla ka thënë se pret që LDK-ja të mos ketë lëkundje të madhe në numër votash.

“Lidhja Demokratike ka strukturë tradicionale dhe nëse dikush mendon që ajo do të shpartallohet, e ka shumë gabim. Ndaj besoj se ajo eventualisht do të mbetet e dyta sërish”.

Ndiqni emisionin e plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë