Loading…

Rugova ishte një frikacak, e la popullin e iki (Video)

  • 21/01/2017 | 15:55

Rugova ishte një frikacak, e la popullin e iki (Video)

Simboli i rezistencës, Adem Demaçi ishte kritik i ashpër i politikave të liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Atëherë udhëheqësi i zyrës politike të UÇK-së, Adem Demaçi në një intervistë për Associated Press, thoshte fjalë jo të mira për ekipin e konsoliduar të Rugovës për negociata. Madje ai këto deklarata i thoshte në gjuhën angleze.

Para disa vitesh Demaçi thoshte se Rugova ishte antivlerë dhe një i mjerë që kërkoi nga Millosheviqi ndaljen e luftës.

“Ai (Rugova) i ishte zgërdhi Millosheviqit para televizionit të Serbisë. Populli e ka pa dhe krejt bota e ka pa. E kanë dëgjuar kur ka thënë se duhet me ndalë luftën. E di krejt bota se e ka marrë aeroplanin e kasapit të Ballkanit, e atij që vriste, digjte e piqte e shkërrmonte Kosovën – me aeroplan të tij e mori familjen dhe disa dashamirës dhe iku në Itali. Në atë kohë me lënë popullin dhe me shpëtu prapanicën tënde, këtë veç një frikacak i madh e bën dhe veç një antivlerë e bën. Heroi këtë punë nuk e bën”, thoshte Demaçi.

Demaçi theksonte se Rugova duhej të pranonte gabimin e bërë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë