Loading…

Rugova: Pse mos të bëhet qeveri gjithëpërfshirëse?

  • 17/07/2017 | 18:46

Rugova: Pse mos të bëhet qeveri gjithëpërfshirëse?

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përsëritur vazhdimisht se nuk futet në asnjë formacion politik pjesë përbërëse e të cilit do të ishte edhe Partia Demokratike e Kosovës, por një deputet i LDK-së, pohon se mbase është më mirë të bëhet një parti gjithëpërfshirëse.


Deputeti i zgjedhur Naser Rugova pohoi në Info Magazine të Klan Kosovës se Kosova është në krizë dhe se nuk bën të lihet vendi pa qeveri.

“Nëse jemi të gjithë bashkë, dhe akordohemi të gjithë bashkë për disa reforma pse mos të bëhet një qeveri e tillë ku janë të gjithë – pasi janë sfida serioze për vendin”, pohoi Rugova.

“Mos ta lëmë vendin pa institucione dhe mos ta bllokojmë vendin”.

Naser Rugova tha se mbase koalicioni fitues PAN, s’i ka numrat, prandaj nuk thirret seanca nga Parlamenti.

“Konsideroj që nuk janë numrat, po të ishin presidenti do ta thërriste seancën dhe do të shkohej tutje”.

Megjithatë Rugova më vonë shtoi se PDK-ja ka nevojë të shkojë në opozitë. Ai ka deklaruar edhe se do të ishte e papranueshme të formohej një qeveri që do të ishte peng e votave të Listës Serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë