Loading…

‘Rugovist në bindje’: Abdixhiku i thur ‘lavde’ Bekim Sejdiut që dikur i rrëzoi qeverinë e LDK’së

  • 03/09/2026 | 09:12

‘Rugovist në bindje’: Abdixhiku i thur ‘lavde’ Bekim Sejdiut që dikur i rrëzoi qeverinë e LDK’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur me tone të veçanta për kandidatin për president të vendit, Bekim Sejdiun, duke e lidhur ngushtë atë me trashëgiminë politike të LDK-së dhe vizionin e Ibrahim Rugovës, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur për profilin e Sejdiut, kreu i LDK-së përmendi prejardhjen e tij familjare dhe angazhimin ndër vite, duke e cilësuar si pjesë të një rrethi të afërt me traditën institucionale dhe politike të partisë.

“Bekim Sejdiu është LDK në thelb, rugovist në bindje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se Sejdiu e ka ndërtuar karrierën profesionale fillimisht në Ankara e më pas në Nju Jork. Ai përmendi gjithashtu angazhimet e familjarëve të tij në institucione dhe lidhjet e tyre me LDK-në. Sipas tij, kandidati i LDK-së mishëron një kombinim të traditës rugoviste, përkatësisë politike dhe përvojës së gjatë akademike e institucionale.

Në intervistë, Abdixhiku foli edhe për zhvillimet politike dhe marrëveshjet e arritura ndërmjet subjekteve politike. Ai zbuloi se kishte pasur shqetësime deri në çastet e fundit se marrëveshja mund të mos realizohej.

“Kam pasur frikë se në momentet e fundit Lëvizja Vetëvendosje do ta prishte marrëveshjen”, deklaroi Abdixhiku./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë