Loading…

‘Rugovizmi në Llap’ – Bulliqi godet LDK’në: Janë shfrenuar ‘djemtë’ e Agim Veliut, po shpifin

  • 18/02/2020 | 23:20

‘Rugovizmi në Llap’ – Bulliqi godet LDK’në: Janë shfrenuar ‘djemtë’ e Agim Veliut, po shpifin

Ashtu siç është pritur, edhe zyrtarisht ka filluar përplasja mes dy partive të koalicionit qeverisës, asaj të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të fituar zgjedhjet në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Metro.


Është deputeti dhe kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, i cili i ka reaguar ashpër LDK’së në Podujevë.

Bulliqi duke goditur ish-kryetarin e Komunës dhe ministrin Agim Veliu, ka thënë se ‘djemtë e tij’ janë shfrenuar dhe po përhapin lajme të rreme e po shpifin për të.

Ai ka thënë se janë dezinformata ato të cilat janë përmendur se Bulliqi ka për qëllim të çrrënjosë ‘Rugovizmin në Llap’.

Postimi i plotë:

Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mua si kandidat për kryetar komune, nga frika e humbjes së pushtetit janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, me shpifje të ulta që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç’rrënjos rugovizmin në Llap. E vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keqqeverisjen në Llap, si dhe t’i hapim rrugë progresit e meritokracisë. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë