Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka njoftuar se është takuar me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, me të cilin janë dakorduar që për sektorët e ndikuar nga masat e fundit të subvencionohen 50 përqind e pagave të punëtorëve dhe 50 përqind të shpenzimeve të qirasë, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Rukiqi ka bërë me dije se mjetet do të ndahen në fund të muajit prill ose më së largu në fillim të muajit maj.
“U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit te: Subvencionohet 50% e pagave te punëtoreve; Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirasë; Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj”, ka shkruar Rukiqi.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net
U dakorduam, qe per sektoret e ndikuar direkt…
Posted by Berat Rukiqi on E enjte, 8 April 2021