Loading…

Rukiqi: Këto 67 ditë ishin më të rëndat për biznesin që nga paslufta

  • 20/05/2020 | 15:34

Rukiqi: Këto 67 ditë ishin më të rëndat për biznesin që nga paslufta

Kryetari i Odës Ekonomike e Kosovës Berat Rukiqi, ka folur për gjendjen e bizneseve pas vendosjes së masave anti-Covid.


Rukiqi tha se këto 67 ditë ishin më të rëndat për biznesin që nga paslufta.

“Këto 67 ditë të vendosjes së masave parandaluese kundër koronavirusit ishin më të rëndat që nga paslufta. Që nga data 4 maj pjesa më e madhe e bizneseve e kanë ri-filluar punën. Nga data 1 qershor mbi 95 për qind e bizneseve do të jenë të aktive”.

Kreu i OEK’ut theksoi se gjatë kësaj kohe gati gjysma kanë qenë të mbyllura.

Ai shtoi se 60 përqind e bizneseve janë të rrezikuara nëse nuk marrin masa adekuate të përkrahjes.

“Gjatë kohës së masave kufizuese, pra deri më 4 maj mbi 40 përqind e bizneseve kanë qenë të mbyllura”.

“Në të gjitha hulumtimet është konstatuar se 60 për qind e bizneseve ndihen të rrezikuara nëse nuk merren masa adekuate të përkrahjes”.

Pakoja emergjente për bizneset, sipas tij fatkeqësisht është duke u implementuar ngadalë, dhe asnjë masë deri tash nuk është zbatuar në tërësi, as për qiratë.

Po ashtu Rukiqi kërkoi të bëhet shpejt edhe pakoja për rimëkëmbje ekonomike, pasi dëmet janë të mëdha.

Ndërsa, ai tha se duhet përkrahje për disa nga sektorët më të prekur nga pandemia.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë