Loading…

Rukiqi: Kosova duhet ta ketë të zgjidhur çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në plan afatgjatë

  • 09/10/2021 | 12:00

Rukiqi: Kosova duhet ta ketë të zgjidhur çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në plan afatgjatë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se Kosova duhet ta zgjidh çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se nuk ka zgjidhje të lehta, e as shumë zgjedhje për çështjen e furnizimit me energji elektrike dhe koston e energjisë elektrike.

“Në plan afatgjatë, Kosova duhet ta ketë të zgjidhur çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. 100% green (e gjelbër) është pamundshme, për arsye teknike dhe të kostos. Çdo vend në botë e ka në funksion dhe do ta ketë në funksion, për një kohë të caktuar, së paku një burim konvencional të energjisë (gaz, nukleare, thëngjill)”, shkruan ai.

Tutje, Rukiqi thotë se “në plan afatmesëm, duhet investime masive në efiçience (izolimi i objekteve, sistemet e ngrohjes, etj) dhe në burime të energjisë që mund të përdoren për vetëkonsum (kulmet me panele solare, biomasa, etj), sidomos tek kategoria e bizneseve”.

“Në plan afatshkurtër, duhet të përdoren instrumente fiskale dhe financiare, që të amortizohet rritja e pashmangshme e çmimit të energjisë elektrike”.

Sipas tij, në fokus të përkrahjes nga këto instrumente duhet të jenë kategoritë sociale, bizneset mikro dhe të vogla, si dhe bizneset prodhuese.

“Për bizneset prodhuese duhet të analizohet mundësia e zbatimit të “tarifës industriale”, që mundëson ruajtjen e aftësisë konkurruese të këtyre bizneseve në tregun vendor dhe në tregjet ndërkombëtare”, thotë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë