Sipas Rukiqit, detyrë e qeverisë është që të largojë dhe frikën nga virusi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se detyrë e qeverisë është që të largojë kërcënimin dhe frikën nga virusi ashtu sikurse edhe frikën nga papunësia masive.
Duke cituar Sebastian Kutz, i cili kishte thënë se duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar papunësinë masive, Rukiqi tha se këtë veprime nuk janë duke ndodhur në Kosovë.