Loading…
Rukiqi paralajmëron falimentim të bizneseve nëse nuk vepron ZRRE
  • 08/03/2019 | 15:02

Rukiqi paralajmëron falimentim të bizneseve nëse nuk vepron ZRRE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka palajmëruar se dhjetëra kompani prodhuese rrezikojnë të falimentojnë ose të ikin nga Kosova për shkak të kushteve të këqija për bizneset në tregun e energjisë.


Shkak për këtë mund të bëhet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që detyron bizneset e mëdha të Kosovës, të cilat janë të lidhura me tensionin 10kv dhe 35kv  t’iu bashkohen konsumatorëve të lidhur në 110kv dhe 220kv dhe të gjejnë zgjidhje të tjera për furnizimin e tyre me energji elektrike.

“Nëse nuk ka veprime të shpejta për shtyerje të zbatimit të rregullave të reja të tregut të energjisë, deri në krijimin e kushteve për konkurrencë në këtë treg, dhjetëra kompani prodhuese rrezikojnë të falimentojne ose te zhvendosen në vende tjera”, ka paralajmëruar kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi.

Oda Ekonomike e Kosovës sot ka organizuar edhe një tryezë publike për të diskutuar shqetësimin e bizneseve për çështjet e vetëkonsumit të energjisë elektrike, si alternativë e vetme e shumë bizneseve të cilat për vite me rradhë kanë subvencionuar tërë sektorin energjetik.

Në këtë tryezë nuk morën pjesë asnjë nga përfaqësuesit e ZRRE-së.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë