Loading…

Rukiqi për mbylljen e bizneseve të dielave: Krejt ato para do shpenzohen në Shkup e Tiranë

  • 15/02/2020 | 13:46

Rukiqi për mbylljen e bizneseve të dielave: Krejt ato para do shpenzohen në Shkup e Tiranë

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit që e diela të jetë pushimi në disa prej komunave të vendit, ku e ka quajtur si vendim të gabuar, shkruan Gazeta Metro.

Rukiqi ka thënë se mbyllja e bizneseve të dielën nuk sjell dobi për asnjë subjekt në Kosovë, një vendim i tillë do të sjell dobi vetëm për vendet e rajonit thotë ai.

Sipas tij të gjithë ato para do të shpenzohen në Shkup, Tiranë e vende tjera, nëse ndodhë kjo.

“Vendimet ne Kosove, milionat ne vendet fqinje.Vendime per bizneset pa asnje konsulte me biznesin. Mbyllja e bizneseve te dielen, nuk sjell dobi per asnje subjekt ne Kosove, por eshte mese e qarte qe do te sjell shume ne dobi ne vendet e rajonit. Krejt ato euro qe shpenzohen ne vendin tone, do te shpenzohen ne Shkup, Tirane e vende tjera.”, ka shkruar në Facebook ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë