Loading…

Rukiqi për mbylljen e gastronomisë: Do të miratohet vendimi për përkrahje financiare të bizneseve

  • 03/04/2021 | 19:35

Rukiqi për mbylljen e gastronomisë: Do të miratohet vendimi për përkrahje financiare të bizneseve

Nga e marta e javës së ardhshme gastronomia do të ketë mbyllje totale për 12 ditë.


Kështu është vendosur në takimin që patën përfaqësues të gastronomisë dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Ekonomisë, Hekuran Murati.

Rukiqi tregon se masa për mbyllje totale për 12 ditë u vendos edhe përkundër kundërshtimeve që patën.

Por krahas këtij vendimi thotë se do të miratohet vendimit për përkrahje financiare të bizneseve që preken nga masat e reja, siç është qiraja dhe pagat e punëtorëve.

“Nga takimi me Ministrat Vitia, Hajdari dhe Murati. Pavarësisht kundërshtimit tone, për çfarëdo lloj mase kufizuese, masa te reja kufizuese do te ketë. Masat do te jene te kufizuara ne kohe: 12 ditë. Krahas vendimit për masa te reja kufizuese, do të miratohet vendimi për përkrahje financiare te bizneseve qe preken nga masat e reja (qiraja + pagat e punëtoreve)”, shkruan Rukiqi në “Facebook”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë