Loading…

Rukiqi: Qeveria u zotua se kjo do të jetë mbyllja e fundit

  • 07/04/2021 | 08:05

Rukiqi: Qeveria u zotua se kjo do të jetë mbyllja e fundit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se me këto masa që ka vendosur nga qeveria nuk do të preken vetëm gastronomët.


“Janë prekur transportuesit, shoqatat e bujqve, taksistët ata që shesin pemë e perime, studentët që janë punësuar si kamarierë”, tha Rukiqi.

Rukiqi thotë se qeveria është zotuar se kjo do të jetë mbyllja e fundit që është bërë në këtë formë.

Ai thotë se qeveria e ka shumë të vështirë të kërkojë respektimin e masave pasi vet nuk kanë respektuar masat.

“Vendimet i qëndrojnë kohës varësisht nga legjitimiteti i atyre që i kërkojnë ato vendime. Në këtë rast asnjëra prej partive politike nuk i kanë respektuar masat anti-COVID”, deklaroi tutje kryetari i OEK’ut.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë