Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se tash masat duhet të respektohen nga operatoret ekonomik në mënyrë që vera të jete me sa më pak kufizime.
Sipas tij, tash duhet të miratohet sa më shpejt, ndihma financiare e premtuar për bizneset e prekura nga masat e fundit, si dhe të sigurohet vaksinimi masiv i qytetarëve, si një ndër parakushtet bazë për rimëkëmbje të ekonomisë.
Postimi i tij:
Masat e reja u miratuan dhe te gjithe sektoret po hapen (sic e kemi paralajmeruar para dy jave). Vazhdojme te besojme qe hapja e percjellur me respektim strikt te masave dhe proces paralel te vaksinimit masiv te qytetareve eshte zgjidhja e vetme e qendrueshme, ne menaxhimin e pandemise.
Perndryshe, pune profesionale nga shoqata e gastronomeve dhe rrjeti i shitesve me pakice ne sigurimin e kushteve optimale per punen e ketyre sektoreve, me masat qe do te zbatohen ne vijim.
Tash duhet qe:
– Masat te respektohen nga operatoret ekonomik, qe veren ta presim me sa me pak kufizime;
– Te miratohet sa me shpejt, ndihma financiare e premtuar, per bizneset e prekura nga masat e fundit;
– Te sigurohet vaksinimi masiv i qytetareve, si nje nder parakushtet baze per rimekembje te ekonomise.
Mbani distancen, vendoseni masken ashtu si kerkohet.