Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për media të mbajtur sot ka thënë se ka një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tre mujorin e vitit 2021.
Gjatë konferencës ai ka përmendur që si problematik është mungesa e punëtorëve sidomos gjatë verës, e që sipas tij, shumë kompani po ankohen.
“Sot jemi për të prezantuar rezultatet e klimës e të bërit biznes. është realizuar gjatë periudhës janar-prill. Deri ke tani kemi një përmirësim të gjendjes së bizneseve në tre mujorin e vitit 2021 dhe kjo reflektohet në nivelin e bizneseve”.“Mbi 45% e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e kënaqshme. Nëse tre mujorin paraprak vetëm 22% kanë pasur pritje që do ta rrisin punësim ndërsa ky numër tash ka shkuar 34%, ka shënuar rritje në krahasim me tre mujorin paraprak”, ka shtuar ai.
“Si problematik të bizneset është mungesa e punëtorëve dhe shumë kompani ankohen dhe nga një krizë e kërkesës mund të kalojmë në një krizë të ofertës. Ne kemi shumë qytetar që nuk kanë vend pune”.