Loading…
Rusët i ofrojnë arabëve vetura speciale për Sheikë
  • 18/02/2019 | 19:40

Rusët i ofrojnë arabëve vetura speciale për Sheikë

Princi i ardhshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, zëvendëskomandanti kryesor I Emiratëve Muhammed Ben Zaid el Nahyan, mori pjesë në prezantimin e limuzinës ruse “Aurus” (nga projekti Kortez) në IDEX të Abu Dhabi’t, transmeton Gazeta Metro.


Makina iu prezentu pasardhësit të kurorër mbretërore nga Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Rusë, Denis Manturov.

Në fillim të korrikut në vitin 2018, Ministria ruse e Industrisë dhe Tregtisë njoftoi se u arrit një marrëveshje midis “TAVASUN”, “NAMI” dhe “Solers” për hyrjen e Fondit Arab në kompaninë prodhuese të makinave “Aurus” dhe se ky investim kapte shumën prej 110 milionë euro.

 

“Aurus” është emri i projektit “Kortez” – familje e makinave luksoze në një platformë modulare për zyrtarët më të lartë të vendit, ku përfshin një limuzinë, një sedan, një minivan dhe një xhip.

Investimet shtetërore në këtë projekt arrijnë në 12.4 miliardë rubla. Në shitje me pakicë, makina “Aurus” do të shfaqen në 2019. Çmimi i tyre fillestar do të jetë 10 milionë rubla./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë