70 vjeçares nga Ukraina, Tetiana Antoniuk, rusët ia thyen kurrizin kur ajo refuzoi t’ua jepte rusëve pasaportën ukrainase, transmeton Gazeta Metro.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin Kherson, vend i cili po mbahet i pushtuar nga forcat ruse që nga 2 marsi i këtij viti.
Rusët ndaluan veturën në të cilën ajo dhe fqinjët e saj po përpiqeshin t’i shpëtonin pushtimit. Ata ua morën të gjitha gjërat me vlerë. Kur Tetiana refuzoi t’i jepte pasaportën ukrainase, ata filluan ta rrahin.
Ajo u evakuua në gjendje kritike në Lviv. Gruaja humbi pjesërisht dëgjimin dhe nuk mund të lëvizte pa asistencë. Neurokirurgëve iu desh të kryenin operacione komplekse.
Ajo po vazhdon të mbahet nën përkujdesje dhe asistencë shëndetësore në spitalin e Lviv./gazetametro.net
This retired #Ukrainian journalist Tetiana Antoniuk, 70 from #Kherson was beaten by the Russian soldiers for her refusal to give away her #Ukraine passport at the checkpoint during evacuation. Now she is recieving treatment from injuries in #Lviv hospital. https://t.co/b2LxfFdj6A pic.twitter.com/V5NqXxDidf
— Viktor Kovalenko (@MrKovalenko) June 25, 2022