Loading…
Rusët me sulm kibernetik ndaj Çekisë, për herë të dytë
  • 13/08/2019 | 20:07

Rusët me sulm kibernetik ndaj Çekisë, për herë të dytë

Kjo nuk është hera e parë e sulmit ndaj Republikës Çeke, ku ishte raportuar se edhe në vitin 2017, rusët kishin tentuar të i qasen Ministrisë së Jashtme të Çekisë, po ashtu nuk është e habitshme pas skandaleve të ndërhyrjeve në zgjedhjet në SHBA dhe BE dhe sulmit famëkeq kibernetik në Estoni të 2007’s, që ishte rasti i parë i sulmeve të sponsorizuara nga një shtet në një shkallë të tillë, transmeton Gazeta Metro.


Një shtet i huaj organizoi sulmin e fundit kibernetik, që shënjestroi ministrinë e Jashtme të Çekisë, tha të martën komiteti i sigurisë së Senatit, megjithëse nuk e identifikoi vendin në fjalë, si dhe nuk paraqiti detaje për incidentin.

Më parë, e përditshmja çeke “Denik N” raportoi se sulmi kibernetik ndaj ministrisë së Jashtme kishte ndodhur në qershor, por që asnjë e dhënë konfidenciale nuk ishte komprometuar. Duke cituar tre burime, gazeta gjithashtu tha se sulmi kishte origjinën në Rusi.

Komiteti i Senatit për Çështje të Jashtme, Mbrojtjen dhe Sigurinë i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë seriozisht sigurinë në internet, duke përmendur informacione nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe e Agjencisë për siguri të informacionit.

“Komiteti deklaron me shqetësim se incidenti i fundit, sulmi kibernetik kundër ministrisë së Jashtme, është kryer nga një shtet i huaj”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e Senatit.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme nuk pranoi të komentojë.

Dhjetorin e kaluar, shërbimi çek i inteligjencës, tha në raportin e tij vjetor, se shërbimet e inteligjencës ruse ishin prapa sulmeve kibernetike që synonin Ministrinë e Jashtme në vitin 2017./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë