Loading…

Rusët po ikin nga Krimeja pasi Ukrainasit shkatërruan 9 aeroplanë dhe vranë 60 pilotë në Krime dje

  • 10/08/2022 | 19:47

Rusët po ikin nga Krimeja pasi Ukrainasit shkatërruan 9 aeroplanë dhe vranë 60 pilotë në Krime dje

Pas disa shpërthimeve që kanë dridhur bazën ushtarake ruse në Saki në gadishullin e pushtuar, që është më shumë 200 kilometra nga linja e parë e frontit, transmeton Gazeta Metro.


Një numër i madh pushuesish rus në Krime kanë vendosur të largohetn me të madhe nga Krimeja.

Disa media ukrainase kanë nisur të tallin rusët duke publikuar pamje të kolonave të gjata në urën e Krimesë me komentin “s’ka më fotografi në bikine për juve”.

Ukraina e ka pranuar sot se ishin ata që sulmuan dje bazën ushtarake ruse në Novofedorivka ku pretendojnë se kanë shkatërruar 9 aerpolanë luftarakë dhe eliminuar 60 pilotës dhe shërbyes të tjerë ushtarak dhe civilë rus sipas Antony Heraschenko, këshilltari  iministrit të punëve të brendshëm ukrainas.

Ministria ruse e mbrojtjes kishte dalë të mërkurën me njoftim se kishtgge shpërthim municioni në aeroportin afër Novofedorivka në Krime, por nuk kishte asnjë sulm dhe asnjë aeroplan nuk ishte dëmtuar.

Pamjet e postuara nga vet qytetarët rus tregonin ndryshe ama, siç ishte edhe eksodi i tyre sot nga plazhe.

Mediat ukrainase kanë publikuar fotografi satelitore nga Novofedorivka në Krime, ku pretendohet se janë të disa orë para sulmit dhe shihet municioni i grumbulluar afër aeroplanëve të rreshtuar në pistë.

Autoritetet ruse kishin dalë me pretendime të tilla mohuese zakonisht, siç kishin bërë për luftanijen flamurtare Moskva, krenarinë e flotës ruse që u fundos në detin e Zi . Kishin gënjyer me ditë të tëra se po lundronte dhe ishte dëmtuar nga një aksident, por ishin videot e marinarëve rus që zbuluan pamje nga dëmi. Moskva ishte fundosur nga dy predha ukrainase që e goditën këtë super anije ruse që mendohej se i rezistonte sulmeve të tilla me lehtësi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë