Loading…

Rushdie dikur: Ajo që ndodhi në Kosovë, e pafalshme

  • 14/08/2022 | 15:26

Rushdie dikur: Ajo që ndodhi në Kosovë, e pafalshme

Shkrimtari i mirënjohur britanik, Salman Rushdie, ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit pas sulmit të tmerrshëm ndaj tij nga një fanatik pro-regjimit të ajatollahëve në Iran. Në këtë kohë, s’bën pa rikujtuar mbështetjen e fuqishme që Rushdie i dha Kosovës në orën e saj më të ligë, shkruan Gazeta Metro.


Kur ekzistonin debate nëpër qarqet intelektuale europiane se a është i drejtë apo jo intervenimi në Jugosllavi si rrjedhojë e luftës në Kosovë, Rushdie s’kishte pasur fare dyshime.

Sipas tij, Miloshevic dhe ushtria e tij ishin gjenocidalë, dhe habitej nga qëndrimi i kolegut të tij, Peter Handke, që mbështeste haptazi Serbinë atëbotë.

Ai fliste për Sarajevën e vjetër e multikulturore të shkatërruar nga lufta, duke thënë se një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Kosovës: “Edhe Kosova e vjetër ka ikur, me siguri përgjithmonë. Kosova ideale e zotit Blair është një ëndërr. Ai dhe kolegët e tij tani duhet të mbështesin ndërtimin e entitetit të lirë, etnikisht shqiptar, i cili duket si një pashmangshmëri historike.”

“Ajo që ndodhi me shqiptarët në Kosovë ishte një mizori, efekti i errët i së cilës në shpirt mund të jetë përtej fuqisë së njerëzve të denjë si zoti Blair për t’i uruar sa më larg. Ajo që ndodhi mund të jetë, thjesht, e pafalshme”, kishte thënë më 1999 shkrimtari Rushdie.

Pas publikimit të librit “Vargje Satanike” në vitin 1988, ai u kërcënua publikisht nga udhëheqësi i Iranit në atë kohë, Ayatollah Ruhollah Khomeini, i cili bënte thirrje që Rushdie dhe bashkëpunëtorët që kanë marrë pjesë në botimin e librit të vriteshin./gazetametro.net

Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja shëndetësore e Salman Rushdie pas sulmit mizor ndaj tij

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë