Loading…
Rusi: Arrestohet 27 vjeçari në mes të aeroportit, do të habiteni se çfarë kishte future në valixhe
  • 24/03/2019 | 14:46

Rusi: Arrestohet 27 vjeçari në mes të aeroportit, do të habiteni se çfarë kishte future në valixhe

Një person nga Rusia është arrestuar në aeroportin e Balit, pas një kontrolli që i bënë valixhes së tij, transmeton Gazeta Metro.


Policët janë janë habitur, kur kanë hapur valixhen e tij sepse në të ai kishte futur një orangutang të vogël.

Mësohet se ai e kishte droguar dhe më pas e kishte vendosur në valixhe me qëllim që ta transportonte drejt Rusisë.

Po ashtu sipas mediave të huaja është bërë e ditur se rusi mund të marrë një gjobë prej 7.000 dollarë si dhe të dënohet me pesë vite burg. E ditur bëhet edhe se ai quhet Andrei Zhestkov dhe se është 27-vjeç.

Ai u ka thënë autoriteteve se Otangutangun ja dhanë shokët pasi e paguan.

“Orangutangun ma dhanë shokët, më paguan 3.000 dollarë për ta bërë transportin”.

Gjithashtu ai ka treguar se orangutangun do t’ia jepte një shokut të tij në Rusi, i cili donte ta mbante si kafshë shtëpiake./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë