Loading…

Rusia akuzoi SHBA’në se po organizon ‘grusht shteti’ në Bjellorusi

  • 16/09/2020 | 22:18

Rusia akuzoi SHBA’në se po organizon ‘grusht shteti’ në Bjellorusi

Rusia të mërkurën akuzoi Shtetet e Bashkuara se po provon të nxisë revolucion në Bjellorusi, ku edhe ka dërguar ministrin e mbrojtjes për të bisedime për lidhje ushtarake, si shenjë e mbështetjes nga Moska për të trazuarin Aleksandar Lukashenko, transmeton Gazeta Metro.


Protestat masive që prej 9 gushtit pas zgjedhjeve të njollosura pas akuzave për mashtrim e manipulim kanë rrezikuar pushtetin e Lukashenkos, e tani përkrahja e Kremlin është më se e nevojshme për të zgjatur qeverisjen e tij përtej 26 vjetëve.

Të mërkurën, Sergei Naryshkin, kreu i Shërbimit i Inteligjencës së Huaj së Rusisë, SVR, akuzoi Washington se po punon prapa perdeve për të përmbysur Lukashenkon përmes grusht shtetit, retorikë kjo e ashpërsuar tani prej fillimit të krizës.

“Në esencë po flasim për një përpjekje dobët të maskuar për të organizuar një tjetër ‘revolucion me ngjyra’ dhe një grusht shtetit jo kushtetues, synimi i të cilës nuk ka asgjë të bëjë me interesin e popullit Bjellorus” është cituar ai nga agjencia ruse e lajmeve RIA.

Rusia gjatë ka fajësuar Perëndimin për revolucionet si ai ‘Rozë’ në Gjeorgji në vitin 2003, dhe atë të ‘portokalltë’ në Ukrainë në vitin 2004, ku sipas Rusisë perëndimi ka mbështetur protestuesit.
Sergei Narushkin nuk ngurroi aspak dhe akuzoi drejtpërdrejt amerikanët kur tha se “sipas informacionit të SVR, Shtetet e Bashkuara po luajnë një rol kyç në Bjellorusi” tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë