Loading…

Rusia akuzon për tradhti gazetarin, ‘spiunoi për një shtet anëtar të NATO’s’

  • 07/07/2020 | 19:14

Rusia akuzon për tradhti gazetarin, ‘spiunoi për një shtet anëtar të NATO’s’

Agjencia e sigurisë së Rusisë, trashëgimtare e KGB’së famëkeqe të Bashkimit Sovjetik, ka hapur rast për tradhti ndaj ish gazetarit që nisi punën si këshilltar i kreut të agjencisë së hapësirës të këtij vendi. Isha gazetari Ivan Safronov mund të dënohet me 20 vite burg në këtë rast tradhtie. Ish kolegët e tij gazetarë i quajtën akuzat ndaj tij absurde dhe gjatë protestës tetë prej tyre u arrestuan, transmeton Gazeta Metro.


Ivan Safronov u arrestua të martën në mëngjes nga agjentët e FSB, agjencia trashëfimtare e KGB’së. Ai mund të dënohet me vite burg.

“Safronov, nën urdhrat e një shteti anëtar të NATO’s, ka mbledhur dhe transmetuar informacion të përcaktuar si sekret shtetërore rreth bashkëpunimit ushtarak, të mbrojtjes dhe sigurisë së Federatës Ruse ” thuhej në kumtesën e lëshuar tek agjencia e lajmeve ruse Tass.

Në muajin maj Safronov kishte pranuar një pozitë në Roscosmos, agjencinë hapësinore të Rusisë, si këshilltar special i kreut të organizatës.

Nuk ka njoftim rreth informacionit për të cilat akuzohet se ai i ka dhënë shtetit të huaj. Kishte sugjerime se rasti mund të ketë lidhje me artikullin e botuar në gazetën ruse Kommersant rreth shitjes së aeroplanëve luftarak Su-35 në Egjipt nga Rusia, me bashkautor Safronov. Ky artikull ishte publikuar në mars të vitit të kaluar dhe ishte fshirë nga faqja menjëherë pas. Mediat ruse raportuan se Safronov ishte marrë në pyetje në shumë raste nga FSB, përfshi edhe për lajmin e publikuar.

Dmitry Peskov ,zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, tha se rasti nuk ka të bëjë me punën e Safronov si gazetar derisa Roscosmos lëshoi një njoftim ku cekej se rasti nuk kishte të bënte me punën e tij në atë agjenci. Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë, ka thënë se Safronov nuk kishte qasje në sekretet shtetërore gjatë punës së tij në agjenci.

Gjatë viteve të fundit ka pasur një mori rastesh të akuzave për tradhti në Rusi, shumicën e rasteve ndaj shkencëtarëve më të moshuar që kryenin punë shkencore rutinë në bashkëpunim me kolegë perëndimor. Gjyqet për tradhti zakonisht mbahen në procese pjesërisht sekrete.

Babai i Safronov, po ashtu i quajtur Ivan, e po ashtu një ish gazetar i Kommersant, vdiq në vitin 2007 pasi ra nga dritarja në shtëpinë e tij. Ai ishte duke punuar në një raport për kontratat ushtarake të Rusisë me Iranin dhe Sirinë para se të vdiste, sipas kolegëve të tij. Këta kolegë kishin dyshuar rrethanat e vdekjes së tij. Ai raport nuk u botua kurrë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë