Loading…

Rusia akuzon SHBA dhe NATO për ‘provokim’ në Detin e Zi

  • 20/04/2021 | 16:19

Rusia akuzon SHBA dhe NATO për ‘provokim’ në Detin e Zi

Tensionet janë në rritje në lindje me shtimin e forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe kërcënimet e ndërsjella për bllokime të mundshme, transmeton Gazeta Metro.


Të martën ishte Rusia që akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO’s se po përfshihen në “aktivitete provokuese” në ujërat dhe hapësirën ajrore të Detit të Zi, ka cituar agjencia e lajmeve ruse Interfax ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

Shoigu po ashtu u citua të ketë thënë se Ukraina po provonte të destabilizonte situatën në rajonin lindor të Donbass, ku forcat ukrainase po luftojnë forcat rebele të mbështetura nga Rusia në konfliktin që raportohet të ketë shkaktuar vdekjen e 14 mijë njerëzve që nga 2014’ta.

Është raportuar se ambasadorit amerikan John Sullivan në Moskë iu është ‘rekomanduar’ nga pushteti rus të largohet nga Rusia për në Washington për shkak të situatës mjaft të tensionuar.

Në këtë gjendje kritike të dy fuqitë do të mbesin pa përfaqësues diplomatik në kryeqytetet e tyre pasi që në muajin mars Rusia kishte kthyer ambasadorin Anatoly Antonov në Moskë për konsultime, pasi Biden e kishte quajtur Putin një ‘vrasës’./gazetametro.net

SHBA me paralajmërim për Rusinë: Mos tentoni të bllokoni Detin e Zi

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë