Ambasadori i Ukrainës në Beograd Oleksandr Aleksandroviç ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës mbetet i njejtë sa i përket mosnjohjes së Kosovës.
Mirëpo, ai shprehu dyshimin se Rusia mund të “heqë dorë nga Kosova” nëse Perëndimi e pranon Krimenë.
“Sot Rusia e mban veton e vënë në pavarsinë e Kosovës, por nesër mund ta anuloj. Rusia ka vënë veton jo se i don Sërbët, por sepse kjo i përgjigjët politikës së tyre. Putini ka theksuar se është i gatshëm të heq dorë nga Kosova nëse Perëndimi e pranon Krimenë. Në politikë nuk ka vllazëri apo miqësi, por vetëm interes”, pretendon Aleksandroviç.
Ai ka deklaruar për “Blic” se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe përkujtoj se vendi i tij për kualifikimet për KE në basketboll më 2017 dhe KB në futboll më 2018 ka fituar grupin e njejt me Kosovën dhe se ka vendosur që lojrat të luhën jashtë kufirit të Ukrainës, transmeton gazetametro.net.
“Në të kundërtën ne do të ishim te detyruar që t`i njohim pasaportat e tyre. E nga ana tjeter rusët i kanë pranuar qytetarët e Kosovës me dokumente të tyre”, ka thënë Aleksandroviç.