Loading…
Rusia do zhvilloj armë të reja bërthamore përkundër aksidentit ku vdiqën 5 shkencëtarë
  • 13/08/2019 | 19:51

Rusia do zhvilloj armë të reja bërthamore përkundër aksidentit ku vdiqën 5 shkencëtarë

Shefi për çështje bërthamore në Rusi, është zotuar se ky shtet do të vazhdojë të zhvillojë armë të reja, teksa janë varrosur pesë studiues që kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi gjatë testimit të një pajisjeje bërthamore, rusët insistojnë se s’ka rrezatim por në një vend është shënuar shkallë 16 herë më e lartë se normalja, transmeton Gazeta Metro.


E përditshmja amerikane, The New York Times, ka thënë më 12 gusht, duke cituar në kushte anonime disa zyrtarë amerikanë të inteligjencës, se Rusia duket se ka qenë duke testuar “një lloj të ri të raketës bërthamore” dhe se shpërthimi “mund të jetë një nga aksidentet më të këqija bërthamore në rajon pas Chernobyl”.

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka thënë se SHBA’ja, “janë duke mësuar shumë nga shpërthimi”. Duke iu referuar një rakete që dyshohet se ishte duke zhvilluar Rusia, Trump ka thënë se “shpërthimi ka shqetësuar shumë njerëz për ajrin, objektin dhe aspekte tjera”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë fillimisht se si pasojë e shpërthimit kanë vdekur dy persona dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Mirëpo, agjencia për fuqi atomike e kontrolluar nga shteti, Rosatom, ka pranuar se pesë punëtorë kanë vdekur, dhe tre janë plagosur.

Shpërthimi ishte përcjellë me një rritje të shkallës së rrezatimit në Severodvinsk, që gjendet rreth 40 kilometra në lindje të zonës së testimit, mirëpo sipas zyrtarëve një gjë e tillë nuk përbën rrezik. Ministria ruse e Mbrojtjes ka insistuar se nuk ka pasur rrezatim dhe nuk ka identifikuar llojin e raketës që ka qenë duke u testuar.

Edhe në të kaluarën, Rusia ka mbajtur të fshehura incidentet e mëdha, duke përfshirë shpërthimin e centralit bërthamor të Chernobyl, që sot gjendet në Ukrainë. Ky njëherësh konsiderohet incidenti më i keq bërthamor në histori./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë