Pa marrë parasysh se çfarë do të jetë fundi i luftës në Ukrainë, për Rusinë ky vend është i humbur përfundimisht. Edhe pushtimi i Kievit nga Vladimir Putin, nuk garanton më asgjë, sepse s’mund ta mbaj. Pse?
Shkruan: Valon Syla
Deri tash 320 raketa i paska lansuar Rusia edhe ende se ka pushtuar Kievin. Kjo po i bie sipas amerikanëve 1/3 e arsenalit total të armatës ruse. Sigurisht, se me gjithë këtë arsenal të zbrazur, vetëm për 4 ditë, ka edhe shumë viktima, që nuk po raportohen zyrtarisht, të cilët meritojnë lutje të veçanta.
Por, kush do thoshte se Ukraina që para 6 viteve e humbi Krimenë, do të shndërrohet në një vend ku mbrohet liria, demokracia dhe vlerat europiane, para plot disa vendeve të tjera që kanë më shumë traditë, pasuri, e fuqi ushtarake.
Çfarëdo që ndodhë atje, Ukraina përfundimisht është e humbur për rusët dhe nuk duket se mund të jetoj më në një Rusi që po e rinjeh bota. Jo më, në asnjë mënyrë. Dhe nëse deri sot, me gjithë këtë fuqi, Putini s’mundi ta pushtoj Kievin, nuk do të mund as ta mbaj me çfarëdo represioni në të ardhmen, qoftë edhe me kërcënim atomik.
Ukrainasit thjesht u shndërruan në spartanë modern, dhe athinas të vjetër që vunë themelet e para për lirinë dhe demokracinë. Kievi u shndërrua në Grykë të Termopileve, ku ‘300 spartanë’ i dhanë jetë botës së lirë.
Mund të vdesin më të mirët e më të fortit e tyre në këtë luftë, por ideja e tyre, triumfoi duke pushtuar zemrat e botës, duke i bashkuar të gjitha shtetet e lira dhe duke i shtyer kufijtë e tiranisë së mrazit e acarit rus më thellë dhe më larg nga Europa se kurrë ndonjëherë në histori që mbahet mend. Jo si Napoleoni e tjerë gjeneralë duke fituar e humbur territor, por me koncept mbi liritë e njerëzimit.
Dhe këtu është fillimi i fitores së këtyre trimave, që si ndali as katastrofa nukleare e Çernobilit, as depresioni e pushtimi Sovjetik, as diplomacia e lodhët perëndimore e as Putini i rrokatur që mendon që është njëfar ‘Cari i Madh’. Dhe, kjo po e shënon fillimin e fundit të tij i cili fundin s’ka qysh ta ketë përveç si të gjithë tiranët në histori. Si Hitleri, Stalini e Milosevici që fillojnë me pak fitore e popullaritet madhështor në fillim, por shkatërrim e marrëzi deri në sakatim e tradhti të vendit dhe bashkëpatriotëve të tyre.
Nëse Milosevici humbi në fund nga shqiptarët si tiran dhe kriminel lufte. Edhe Putini do të humb në fund nga ukrainasit njësoj. Natyrisht me ndihmën e botës së lirë që na mësuan lirinë ndryshe nga paqja socialiste, komuniste e totalitare, pa liri.