Loading…

Rusia fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen Unionit të Euroazisë

  • 30/10/2019 | 09:48

Rusia fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen Unionit të Euroazisë

Përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov u ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të anëtarësohen në Bashkimin Ekonomik të Euroazisë (EEU), shkruan Gazeta Metro.


Siç raporton ‘Independent Balkan News Agency’, përfaqësuesi rus ka thënë se këto dy vende mund të gjejnë më shpejt mirëkuptim në Unionin e Euroazisë sesa brenda Bashkimit Evropian.

“Jam i sigurt që vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE, së fundmi janë vënë ‘në akull’ nga Brukseli, ato mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik të Euroazisë”, tha Chizhov.

Kjo thirrje nga Rusia vjen pak ditë pasi që BE ka refuzuar përcaktimin e datës për fillimin e negociatave me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor.

EEU është themeluar në vitin 2015, dhe anëtare të këtij organizimi janë: Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani.

Së fundmi kjo organizatë ka nënshkruan një marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë më 28 tetor, ndërsa një marrëveshje e ngjashme është nënshkruar edhe me Iranin gjatë vitit 2018. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë