Loading…

Rusia kalon në fashizëm tërësisht: SHBA dhe Perëndimi ‘kërcënime ekzistencial, ‘eliminimi i tyre prioritet’

  • 31/03/2023 | 18:02

Rusia kalon në fashizëm tërësisht: SHBA dhe Perëndimi ‘kërcënime ekzistencial, ‘eliminimi i tyre prioritet’

Rusia me 31 mars ka miratuar strategjinë e re të politikës së jashtme në të cilën SHBA dhe Perëndimi përcaktohen si kërcënime ekzistenciale të Rusisë në mes të krizës diplomatike të ndëlidhur me luftën që nisën në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.


“Kthesat në skenën ndërrkombëtare” detyrojnë Rusinë të “përshtatin dokumentet strategjike të planifikimit, posaçërisht të atyre të konceptit të politikës së jashtme të Rusisë” ka thënë presidenti Vladimir Putin në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Rusia ka përcaktuar si ‘prioritet’ eliminimin e dominimit të SHBA’së dhe Perëndimit, derisa veten e përshkruan si ‘qytetërim’ që mbron qytetarët e viseve rusë folëse.

Sipas fjalëve të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov, në dokumentin e ri konstatohet se “natyra e ekzistenciale e kërcënimit e nxitur me veprimtarinë e shteteve armike” e kualifikon SHBA si “shtytësin dhe dirigjentin kryesor të qëndrimeve anti-ruse”.

“Parë në përgjithësi, politika e Perëndimit synon të dobësojë Rusinë në çfarëdo mënyre, dhe kjo është një lloj i luftimit hibrid” tha Lavrov. Strategjia e re e politikës së jashtme ruse tash bazohet në parimin e se “masave anti-ruse të shteteve armike t’u përgjigjet në vazhdimësi, e nëse duhet edhe me ashpërsi” tha ai.

Miratimi i kësaj strategjie të re nga Rusia thellon greminën mes Moskës dhe shteteve perëndimore demokratike që nga invadimi rus në Ukrainë. Jo luftë ka shkaktuar një krizë që ngjason me periudhën e Luftës së Ftohtë.

SHBA dhe aleatët kanë vendosur sanksione të rënda ekonomike ndaj Rusisë, e cila po i akuzon për luftë anësore në Ukrainë, posaçërisht me dërgimin e armatimit në Ukrainë.

Rusia e izolua nga Perëndimi tani po përpiqet që t’i afrohet ekonomikisht dhe në diplomaci po shikon nga lindja, posaçërisht drejt Kinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë