Loading…
Rusia kënaqet me detaje: OKB iu referua vetëm me emër presidentit të Kosovës
  • 18/12/2018 | 15:41

Rusia kënaqet me detaje: OKB iu referua vetëm me emër presidentit të Kosovës

Shteti i fuqishëm rus, ka mbetur të kënaqet me detaje të parëndësishme nga debati i humbur mbrëmë në Këshill të Sigurimit të OKB’së.

Ambasadori i këtij shteti në Serbi, Aleksandar Çepurin, ka cicëruar në Twitter rreth mënyrës se si i referohet OKB’ja Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Ai ka thënë se në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ishte shkruar “Serbia” në tavolinën para presidentit serb, Alkesandar Vucic, ndërsa para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte një tabelë vetëm me emrin e tij.

Çepurin e cilësoi këtë si një prezantimi të duhur, mirëpo nuk e tha asnjë fjalë lidhur me debaklin që Rusia e Serbia pësuan në OKB, pasi shumica e shteteve ishin PRO Kosovë, sidomos Amerika e Britania.

Sidoqoftë, mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është zhvilluar debati në mes të kreut të shtetit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq rreth krjimit të Ushtrisë së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë