Rusia në dukje ka dërguar një porosi kërcënuese ndaj Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur dënuan sulmin ndaj depos së armëve të Iranit derisa po zgjaste takimi i Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, transmeton Gazeta Metro.
Sekretari për media i Pentagon Gjeneral Brigade Patrick Ryder ka thënën se asnjë forcë ushtarake e SHBA’së nuk ishte e përfshirë në shpërthimin që ndodhi në Isfahan gjatë fundjavës së kaluar. Izraeli siç e ka politikë nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.
Gazetat amerikane The Wall Street Journal dhe The New York Times, kishin pretenduar se ishte Izraeli pas sulmit. Ka edhe spekulime se objekti që shpërtheu ishte i ndërlidhur ose me programin bërthamor të Iranit apo prodhimin e raketave apo droneve që i janë dërguar Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.
Sulmi në Isfahan kishte ndodhur derisa kreu i agjencisë amerikane të Inteligjencës (CIA) William Burns po qëndronte në Izrael.
Ministria e punëve të jashtme e Rusisë të hënën: “Ne dënojmë fuqishëm çdo përpjekje provokuese që ka potencial të provokojë një eskalim të pakontrolluar të tensioneve në atë rajon që është larg së qenit paqësor kështu siç është. Veprime të tilla destruktive kanë pasoja të paparashikueshme për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Kjo duhet kuptuar si nga organizatorët e këtij sulmi të pacipë, përkrahësit e tyre dhe ata që ngazëllehen rreth kësaj çështje, duke u mbajtur me shpresën e kotë të dobësimit të Iranit”.
Sipas analistëve mendohet se organizatorët dhe përkrahësit janë SHBA dhe Izraeli.
Të hënën në Jeruslaem janë takuar Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një kohë kur opozita ndaj Republikës Islamike të Iranit në bashkësinë ndërkombëtare është shtuar dhe Shtëpia e Bardhë e ka pranuar see Marrëveshja e 2015’së JCPOA për programin bërthamor të Iranit, nuk mund të llogaritet që do të ndalojë zhvillimin e armëve bërthamore nga regjimi islamist.
Blinken gjatë takimit ka theksuar përkushtimin e çeliktë për sigurinë e Izraelit duke shtuar se SHBA kurrë nuk ka pasur mëdyshje në këtë qëndrim në 75 vitet e relacioneve mes dy shteteve.
Administrata Biden pajtohet me Izraelin në rëndësinë e parandalimit të një Irani bërthamor, ka thënë Sekretari Amerikan Blinken. Ai ka shtuar poashtu se Irani po armatosë Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Blinken ka shtuar se kanë diskutuar me Netanyahu për rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën. Ishte ministri i punëve të jashtme të Izraelit që i kanë thënë Sekretarit Blinken se planifikon të vizitojë Kievin në të ardhmen e afërt./gazetametro.net