Loading…
Rusia krenohet se ndërtuan xhaminë më të madhe në Europë
  • 25/08/2019 | 16:14

Rusia krenohet se ndërtuan xhaminë më të madhe në Europë

Lideri autokrat i çeçenëve Ramzan Kadyrov e ka përuruar atë që konsiderohet të jetë, sipas autoriteteve atje, xhamia më e madhe në Europë, Kadyrov sundon me dorë të hekurt me ndihmën e Rusisë në republikën që luftoi aq egër kundër tyre, transmeton Gazeta Metro.


Kadyrov diktator i njohur se i kishte humbur macja e dashur dhe kishte bërë thirrje për ndihmë në internet. Lideri çeçen është edhe entuziast për t’u veshur si luftëtar mesjetar e s’përton të dalë në publik i veshur si i tillë.

Raportin për xhaminë e ka përgatitur televizioni i financuar nga pushteti i Vladimir Putin, Russia Today. Ky televizion u dënua nga autoritetet e mbikëqyrjes së mediave në Britani këtë vit për shkelje të etikës së mediave.

E quajtur sipas Profetit Muhamed dhe me nofkën “krenaria e myslimanëve”, xhamia është ndërtuar në qytezën Shali, në periferi të kryeqytetit Grozni.

Kjo xhami që u ndërtua për shtatë vjet është edhe më e shtrenjta në Europë, shkruan Gazeta Shqip.

Xhamia është dekoruar brenda dhe jashtë me mermer të bardhë nga Greqia, është e pikturuar me flori dhe rrethohet kudo nga shandanë me kristale Swarovski.

Sipas arkitektit dhe kuratorit të saj, xhamia mund të mirëpresë mbi 30 mijë vetë njëkohësisht. Ndërsa, brenda rrethimit të objektit, sipas autoriteteve mund të futen edhe 70 mijë persona të tjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë