Loading…

Rusia me ‘luftë hibride’: Perëndimi po i hedh benzinë zjarrit me insistimin për planin franko-gjerman në dialogun Kosovë-Serbi

  • 29/11/2022 | 19:59

Rusia me ‘luftë hibride’: Perëndimi po i hedh benzinë zjarrit me insistimin për planin franko-gjerman në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharchenko, ka akuzuar sot Perëndimin se po nxit luftë me planin gjerman-francez, tani i adoptuar nga BE’ja si hap tutje në dialogun Kosovë-Serbi. Ngjashëm arsyetim si NATO’ja po zgjerohet në zonat ruse të interesit, transmeton Gazeta Metro.


Rusia që po nxit tension kudo që mundet dhe ia del edhe nga Beogradi ka zgjedhur të nxisë probleme në Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Botsan-Kharchenko në Beograd sot ka pretenduar se propozimi i Francës dhe Gjermanisë qenka një injorim i qëllimtë i presidentit serb Aleksandar Vucic nga Bashkimi Evropian, megjithëse kjo është paraqitur vetëm si platformë e vazhdimit të dialogut.

Sipas diplomatit rus Botsan-Kharchenko ‘qartë aludohet’ nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, se tani është e domosdoshme që të përqendrohet në atë propozim, sipas komunikatës së ambasadës ruse “ në secilin rast, qëndrimi i qartë i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic rreth kësaj për të( Borrell) nuk është i rëndësishëm”.

“Me fjalë të tjera: Perëndimi ka zbutur tensionin e tabelave të regjistrimit, të cilin Prishtina e nisi artificialisht, por këtë nuk e bëri me synim të normalizimit të situatës në krahinë. Tani po i hedh benzinë zjarrit përsëri” ka pretenduar Kharcheenko.

Serbia dhe delegacioni i saj javën e kaluar kanë pranuar zotimet e dala nga ujdia e fundit në Bruksel, edhe planin tani evropian si kornizë të vazhdimit të dialogut, në kundërshti me deklaratën e ambasadorit rus.

Botsan-Kharchenko nuk bënte shumë zhurmë gjatë ditëve të krizës së targave. Tani është rikthyer vëmendja dhe ka reagime edhe me shtimin e aktiviteteve ruse me hapjen të edhe një media shtetërore ruse këtë muaj në Serbi, Russia Today hapi redaksinë e posaçme në Beograd, derisa Sputnik ka kohë që vepron.

Disa parti pro-ruse dhe ultra nacionaliste serbe kanë kaluar pragun në zgjedhjet e fundit parlamentare serbe dhe idetë identike si të Rusisë, ‘Bota Serbe’ e shtyrë përpara nga tani shefi i agjencisë së inteligjencës së Serbisë BIA, Aleksandar Vulin./gazetametro.net

‘Donbas-Rusi, Kosova-Serbi’: Kontingjenti i parë fashist serb shkon tek mercenarët Wagner në Rusi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë