Loading…

Rusia me sulme të reja mbi Ukrainë: Bombardon pallate në Kiev dhe Zaporizhia

  • 22/03/2023 | 17:19

Rusia me sulme të reja mbi Ukrainë: Bombardon pallate në Kiev dhe Zaporizhia

Rusia intensifikon sulmet rreth Ukrainës, duke bërë shënjestër të bombardimeve disa qytete. Të paktën 4 persona u vranë në një sulm me dron në një zonë rezidenciale të rajonit të Kievit. Katet e sipërme të dy konvikteve me studente u goditën në orët e para të së mërkurës në qytetin e Rzhyshchiv, në periferi të kryeqytetit. Mes të plagosurve është edhe një 11-vjeçar.


“Rreth orës 3 të mëngjesit dronët nisën sulmet. 3 persona humbën jetën menjëherë, ndërsa trupi i një tjetër viktime u gjet ditën e sotme. Shumica e banorëve u strehuan në bodrum, teksa ne evakuonim rreth 200 personat që gjendeshin në godinë”, tha Iryna Pryanishnikova, zëdhënëse e policisë, Kiev.

Autoritet rajonale në Zaporizhia denoncuan se trupat e Moskës po bombardojnë qytetin me egërsi shtazore. Pamje të publikuara në rrjet, tregojnë 2-godina 9-katëshe të shkatërruara dhe të përfshira nga flakët, të paktën 18 vetë mbetën të plagosur.

Alarmi antiajror u aktivizua edhe në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës ku u plagosën 3 vetë, ndërsa dronë u hodhën edhe në rajonin veriperëndimor të Zhytomirit. Ushtria e Kievit tha se 16 nga 21 dronët e lëshuar të mërkurën nga rajoni rus i Bryansk, ishin rrëzuar. Mes raportimeve se forcat ukrainase kanë nisur një kundërsulm në perëndim të qytetit të Bahmut, ku beteja vijon prej mujash, presidenti Volodimir Zelensky zhvilloi një vizitë në frontin e luftës.

“Jam i nderuar të jem sot në lindje të vendit tonë, në Donbas. Është misioni juaj historik të mbroni vendin tonë dhe t’i ktheni Ukrainës gjithçka që i përket”, tha Zelensky.

Vizita e Zelensky-t në Bahmut, erdhi teksa zyrtarët në Krimenë e aneksuar nga Rusia, thanë se kishin parandaluar një sulm me dron ndaj flotës së tyre. Shpërthime u raportuan nga banorët në qytetin, por  të Sevastopolit, në Krime, ndërsa autoritetet flasin për shkatërrimin e 3 objekteve që po shënjestronin luftanijet në Detin e Zi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë