Rishikimi i njëanshëm i Rezolutës 1244 është i papranueshëm. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili po qëndron për një vizitë në Serbi, duke treguar që Rusia pranon të gjitha zgjidhjet dhe proceset në lidhje me Kosovën, por vetëm me respektimin e kësaj rezolute.
“Solidarizohemi me miqtë serbë dhe jemi kundër çdo përpjekje për të rishikuar në mënyrë të njëanshme Rezolutën 1244”, potencoi Lavrov.
E nga ana tjetër ishte ministri Daçiq, i cili tha se Lavrov i ka shfaqur mbështetjen e Rusisë. Gjatë kësaj konference Daçiq, ironizoi edhe për mbështetjen e Ëashingtonit dhe Londrës që i japin Kosovës.
“Unë uroj që gjithmonë të mund t’i telefonoj John Kerryt, në çdo kohë për t’i treguar se Serbia është e kërcënuar, ose për ta thirrur atë kur zyrtarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland thotë se ata kanë 20 vjet që kanë investuar në pavarësinë e Kosovës, ose Londrën, kur njëri prej tyre sjell rezolutë për gjenocid nga populli serb”, tha Daçiq.