Rusia ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimet e vendeve më të industrializuara G8, dy vite pasi ishte dëbuar nga ky samit pas aneksimit të rajonit të Krimesë, transmeton gazetametro.net
Moska zyrtare tha se nuk e ka ndërmend t’i ribashkohet këtij blloku edhe nëse merr ftesë për rikthim. Në samitin e G8 mblidhen vendet me ekonominë më të zhvilluar për të diskutuar rreth çështjeve globale, nga zhvillimi ekonomik deri te terrorizmi.
Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit tha se përfshirja e Rusisë në G8 ‘nuk është diskutuar fare në Moskë’, kjo pasi Rusia ishte suspenduar nga samiti që përfshin Britaninë e Madhe, SHBA’në, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Kanadën në mars të 2014’s. Prej atëherë, samiti ka marrë emrin G7. /gazetametro.net