Loading…

Rusia nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse Amerika njeh Krimenë

  • 25/01/2017 | 17:37

Rusia nuk do ta njohë Kosovën edhe nëse Amerika njeh Krimenë

Rusia nuk po e konsideron mundësinë që ta njohë Kosovën në një të ardhme të afërt. Ky shtet nuk përdor marrëdhëniet me shtetet tjera si karta në marrëdhëniet e saj me SHBA’në. Kështu thotë Andrei Sushentsov, partner me agjencinë ‘Foreign Policy Advisory Group’, në një intervistë me agjencinë Sputnik Serbia.


Kjo vjen pasi kohët e fundit u pretendua se Rusia dhe SHBA’ja do të bënin një marrëveshje, e cila do të përfshinte njohjen e Krimesë nga SHBA dhe të Kosovës nga Rusia.

Por, analisti rus Andrei Sushentsov thotë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

“Kosova nuk ka të bëjë fare me problemet ekzistuese mes Rusisë dhe Amerikës. Unë nuk shoh ndonjë faktor që do të mund ta ndryshonte qëndrimin e Kremlinit rreth pavarësisë së Kosovës”, thotë ai.

Ndërkohë, Igor Pshenichnikov nga Instituti Rus për Hulumtime Strategjike është i të njëjtit mendim.

“Edhe nëse SHBA’ja do ta bënte një propozim të tillë, Rusia do ta hidhte poshtë. Kjo pasi neve nuk na duhet pajtimi amerikan që Krimeja të jetë e Rusisë, sepse njerëzit votuan në referendum që Krimeja t’i bashkohet Rusisë”, thotë Pshenichnikov.

Ai shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Rusia do të ishte tradhti për aleatin e vetëm të saj në Ballkan dhe se njohja do të përbënte sinjal për separatistët brenda Serbisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë