Loading…

Rusia paralajmëron NATO’n: Çdo lëvizje për Ukrainën do të ketë pasoja

  • 21/10/2021 | 11:06

Rusia paralajmëron NATO’n: Çdo lëvizje për Ukrainën do të ketë pasoja

Moska e ka paralajmëruar NATO-n se çfarëdo lëvizje drejt anëtarësimit të Ukrainës në këtë aleancë ushtarake do të ketë pasoja.

Lajmin e raportoi të enjten agjencia e lajmeve “RIA”, e cila e citoi zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Rudenko, të ketë bërë këtë paralajmërim, shkruan Reuters.

Agjencia tha se Rudenko është pyetur rreth komenteve të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë vizitës së tij në Ukrainë këtë javë, kur tha se Uashingtoni e përkrah aspiratën e Kievit për anëtarësim në NATO dhe se asnjë shtet nuk mund të vendosë veto për këtë veprim.

Të martën, Lloyd tah në Ukrainë se Rusia është pengesë për paqen në Ukrainën Lindore dhe se Ukrainës duhet t’i mundësohet që të vendosë për politikën e vet të jashtme. Ai gjithashtu e paralajmëroi Rusinë që t’i ndalë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Trupat ukrainase janë duke luftuar me separatistët e përkrahur nga Rusia në rajonin Donbass që nga viti 2014, pak kohë pasi Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

“Le të jemi të qartë, Rusia e filloi këtë luftë dhe Rusia është pengesa për një zgjidhje paqësore, prandaj përsëri i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund pushtimit të Krimesë”, tha mes tjerash zyrtari i lartë amerikan në Kiev.

Ukraina ka shprehur zemërim rreth progresit të vogël drejt anëtarësimit në NATO, sidomos pas grumbullimit të trupave ruse afër kufirit këtë vit. Uashingtoni i ka kërkuar Kievit zbatim të reformave në fushën e mbrojtjes për të qenë më afër anëtarësimit në NATO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë