Loading…

Rusia po e shqyrton kokën e ruajtur të ujkut të vjetër 40.000 vite |VIDEO

  • 15/06/2019 | 22:14

Rusia po e shqyrton kokën e ruajtur të ujkut të vjetër 40.000 vite |VIDEO

Shkencëtarët rusë po e shqyrtojnë një gjetje të parëndomtë: kokën e ujkut të vjetër rreth 40.000 vite, e cila është gjetur në Siberi dhe aq të ruajtur mirë, sa indet e buta dhe truri kanë mbetur të paprekur, transmeton Gazeta Metro.


Koka është gjetur afër rrethit arktik dhe i është dorëzuar Akademisë së shkencave të Jakutisë, ndërsa shkencëtarët kanë dërguar kampionë në botën e jashtme, ku me ndihmën e kolegëve në Japoni e Suedi kanë përcaktuar se koka e ujkut është e vjetër rreth 40.000 vite.

Koka i është treguar publikut këtë javë, në videon të cilën Akademia ia ka lejuar televizionit Reuters. Ajo paraqet kokën e kafshës dukshëm më të madhe se të ujkut bashkëkohor, të mbuluar me lëkurë. Shihen dhëmbët, por mungojnë sytë.

Më pas di të bëhet “plastinizimi” i saj, një teknikë kjo e ruajtjes për analiza të ndryshme shkencore./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë