Loading…

Rusia pret vetëm dritën e gjelbërt nga Serbia për t’u përfshirë në dialog me Kosovën

  • 13/06/2021 | 13:49

Rusia pret vetëm dritën e gjelbërt nga Serbia për t’u përfshirë në dialog me Kosovën

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Bocan-Kharchenko, ka dhënë një intervistë për mediat serbe ku ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për non-papers, rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qëndrimin e Beogradit, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur për ‘non-papers’, Kharchenko tha se janë ekzaminuar reagimet në Kosovë e Serbi lidhur me ato ide. Ai i ka dërguar mesazh ‘të koduar’ Vucicit që të mos i ndryshojë pozicionet e tij dhe të tjerat i ka quajtur lojë të fëmijëve.

“Ekzistojnë disa supozime, njëra është se ato janë për t’i ekzaminuar reagimet. Sidoqoftë, duke ndjekur reagimet e Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të thosha se ka ndodhur diçka e pazakontë. Kishte shumë bujë për këtë, por vetëm ai që ishte dembel nuk tha asgjë. Sa i përkt Beogradit dhe pozicionit të Presidentit të Serbisë, mun dtë them se ai ka një qëndrim të qartë që nuk ndryshon dhe që formohet në bazë të interesave kombëtare të Serbisë. Të gjitha këto teste janë lojë e fëmijëve dhe nuk do të ndikojnë që ai ta ndryshojë atë. Unë arrita në këtë përfundim në bazë të deklaratave zyrtare që ai dha gjatë bisedave me Miroslav Lajcak dhe Matthew Palmer”, tha Kharchenko.

I pyetur lidhur me deklarimet e Vucic së është i gatshëm për kompromis dhe nëse Kharchenko e di se çfarë do të ofrohet, ai tha se nëse do ta dinte, do t’iu tregonte të gjithëve.

“Jo. Nëse do ta dija, do u tregoja të gjithëve. Çfarë ka në tryezë? Unë do të thoja asgjë. Beogradit tani i kërkohet hapur ta njohë Kosovën. Ky nuk është propozim për një kompromis, sepse ata e kanë kërkuar atë që nga viti 1999. Beogradi tashmë e ka refuzuar atë dhe ata duhet ta marrin seriozisht. Nuk e kuptoj pse përsëritet çdo herë, sikur përsëritja mund të çojë në ndryshim të qëndrimit. Një zgjidhje kompromisi mund të gjendet vetëm gjatë bisedimeve serioze dhe thelbësore. Mund të arrihet një kompromis për çështjet humanitare dhe të normalizimit të jetës. Duke pasur parasysh pozicionin e Beogradit, Federata Ruse mbështeti bisedimet nën kujdesin e BE’së për normalizim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së. Ne nuk mnd të themi se ky dialog kaloi pa ndonjë rezultat; u arrit një marrëveshje mbi Asociacionin e Komunave Serbe. Por problemi është se ajo që është rënë dakord, nuk mund të zbatohet”, tha ai.

Rreth rezolutës 1244 dhe zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi, ai tha se kjo rezolutë duhet të ringjallet.

“Unë kam një përgjigjë të shkurtër; Rezoluta 1244 duhet të ringjallet nga partnerët tanë perëndimorë. Ne jemi duke punuar sipas 1244 sepse ajo është dokumenti themelor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Mbi të gjitha, ajo është po aq pjesë e së drejtës ndërkombëtare sa çdo Rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB’së. Më duhet edhe njëherë t ëkujtoj përfundimin e Lavrovit se ekziston e drejta ndërkombëtare, dhe jo disa rregulla që futen për shkak të interesave egoiste”, tha ambasadori rus në Beograd.

Ambasadori rus u pyet gjithashtu edhe për rolin e SHBA’ve në dialog dhe për mospjesëmarrjen e Rusisë në këtë proces.

“Sa për pjesëmarrësit amerikanë, konkretisht Palmer, ai arriti dhe udhëtoi krah për krah më Lajcak. Ata bënë atë që donin. Pozicioni ynë, i cili dihet dhe deklarohet disa herë është se udhëheqja e Federatës Rusë do të merrte parasysh kërkesën zyrtare të Beogradit brenda kornizës së marrëdhënieve miqësore, vëllazërore me Serbinë. Pozicioni i Serbisë në lidhje me Kosovën është më i rëndësishmi për ne në përcaktimin e pozitës dhe aktiviteteve tona në Këshillin e Sigurimit. Sa i përket pjesëmarrjes tonë, unë nuk do të isha dakord me ju; Pjesëmarrja e Rusisë ekziston sese ne nuk do të flisnim aq shumë për Kosovën dhe Metohinë tani. Rusia si një anëtare e Ppërhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, është plotësisht e përfshirë në çështjen e Kosovës dhe Metohisë”, tha ai, përcjell Gazeta Metro.

Lidhur me Marrëveshjen e Uashigtonit, Kharchenko e bëri krejtësisht të pa rëndësishmë duke thënë se pas saj ka pasur përparim në realizimin e projekteve ruso-serbe në fushën e energjisë.

“Pas kësaj marrëveshjeje, kishte përparim të prekshëm në realizimin e projekteve energjetike ruso-serbe dhe ne kemi rezultate në terren. Ne po bëjmë atë për të cilën ranë dakord dy presidentët tanë, përfshirë bashkëpunimin në fushën e energjisë. Çdo gjë shkon në rrjedhën e vet dhe nuk ka dëm, kundërshtime apo pengesa. Ne kemi bashkëpunim të mirë me palën serbe, si më parë. Në fund të fundit, duhet të theksoj se diversifikimi i energjisë është gjithashtu pozicion i Rusisë, por, ne jemi vendosmërisht kundër politizimit të kësaj çështje. Partnerët tanë perëndimorë nuk duan vërtetë diversifikim dhe e përdorim këtë term duke mbajtur parasysh qëllimin e tyre politik”, tha Kharchenko.

Ai ka ritheksuar në fund se Rusia i qëndron pranë Serbisë jo vetëm në çështjen e Kosovës, por gjithashtu edhe në të gjitha temat e tjera rajonale që Serbia i konsideron me interes nacional. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë