Loading…

Rusia ‘qorton’ Maqedoninë e Veriut: Dhurimi i tankeve nga Shkupi për Kievin është një gabim i madh

  • 03/08/2022 | 14:34

Rusia ‘qorton’ Maqedoninë e Veriut: Dhurimi i tankeve nga Shkupi për Kievin është një gabim i madh

Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për dhurimin e tankeve T-72 në Ukrainë, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova.


Edhe pse është pajisje e vjetëruar, me donacionin, shprehet Zaharova, është dhënë mbështetje për “vazhdimin e aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”.

“Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion “të padëmshëm” të pajisjeve të vjetruara, fakti mbetet se Shkupi, besnik i NATO-s, është i përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas. Njerëzit që shpallin demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut duhet ta dinë këtë. E gjithë kjo çon në përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Ne besojmë se ky është një gabim i madh i udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut”, thotë Zaharova në një deklaratë të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Maqedonia e Veriut është në listën e Putinit si shtet armiqësor i Rusisë në Ballkan, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë