Loading…

Rusia reagon pas sulmeve në Francë: E gabueshme është të vrasësh njerëz, por gabim është edhe ofendimi i besimtarëve

  • 29/10/2020 | 23:43

Rusia reagon pas sulmeve në Francë: E gabueshme është të vrasësh njerëz, por gabim është edhe ofendimi i besimtarëve

Kremlini, duke komentuar incidentet e fundit të prerjes së kokave në Francë, tha të enjten se ishte e papranueshme të vrasësh njerëz, por gjithashtu është e  gabuar të fyesh ndjenjat e besimtarëve fetarë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo deklaratë erdhi pasi sot një person i preu kokën një gruaje dhe vrau dy të tjerë, në një sulm të dyshuar si terrorist, në katedralen Notre Dam në qytetin Nice të Francës.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shprehur ngushëllimet presidentit francez Emmanuel Macron dhe familjeve të viktimave të sulmit në Nicë. Në një telegram të cituar nga Kremlini, Putini e quajti sulmin “një krim cinik dhe një krim mizor brenda një kishe’’, dhe tha se “nocionet e moralit njerëzor janë absolutisht të huaj për terroristët”.

Të enjten, disa dhjetëra njerëz u mblodhën përpara ambasadës franceze në Moskë, duke denoncuar botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në gazetën satirike Charlie Hebdo.

I pyetur nga gazetarët nëse një gazetë si Charlie Hebdo mund të ekzistonte në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte e pamundur, duke theksuar se rreth 20 milion myslimanë jetojnë në Rusi dhe vendi ka legjislacion që nuk lejon shkelje të besimeve fetare. Në të njëjtën kohë Peskov i quajti vrasjet në Nicë “një tragjedi absolutisht e tmerrshme”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë