Loading…

Rusia reagon rreth vrasjes së ushtarëve turq në Siri: Nuk duhej të ishin aty së pari

  • 28/02/2020 | 13:00

Rusia reagon rreth vrasjes së ushtarëve turq në Siri: Nuk duhej të ishin aty së pari

Sipas ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, ushtria turke, që dje u sulmua nga forcat ajrore të regjimit të Bashar al-Assad në rajonin e Idlib, nuk duhej të ishin aty. Kjo deklaratë e ministrisë ruse bie ndesh me atë të Turqisë që ka njoftuar se Rusia kishte ditur lokacionin e trupave turke.  33 ushtarë turq u vranë dhe 36 janë plagosur të enjten nga sulmi ajror sirian përreth venbanimit Behun,  transmeton Gazeta Metro.


Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, me 27 shkurt grupi terrorist Tahrir al-Sham kishte nisur sulm ndaj ushtrisë siriane në rajonin Behun e me atë rast forcat qeveritare u kundërpërgjigjën me zjarr që ka goditur edhe njësitet turke, “që ishin në formacionet luftarake të grupeve terroriste” sipas tyre.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se nuk është njoftuar për prezencën e njësiteve turke në atë rajon ka theksuar kjo ministri.

Megjithatë, ministria e mbrojtjes së Rusisë nuk kanë kryer asnjë sulm në rajonin në të cilin gjendeshin trupat turke dhe Rusia ka bërë ç ‘është e mundur për të ndaluar ushtrinë siriane të ndalë sulmin për të mundësuar evakuimin e njësiteve.

“Aviacioni luftarak i Rusisë nuk është shfrytëzuar në rajonin përreth vendbanimit Behun” ka shtuar ministria ruse.

Dje ishte njoftuar për sulmin ndaj trupave turke në Siri dhe vdekjen e 33 ushtarëve turq dhe plagosjen e 36 të tjerëve. Pas kësaj Ankara kishte njoftuar përshkallëzimin dhe nisjen e sulmeve tokësore dhe ajrore ndaj pikave të trupave siriane.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ju ka thënë reporterëve në Hatay, provincë në jug të Turqisë në kufi me Sirinë se “Ky sulm ka ndodhur përkundër koordinimit për vendndodhjen e njësiteve tona me zyrtarët rus në terren”.

Presidenti Erdogan kishte mbledhur së pari këshillin kombëtar të sigurisë në Turqi në një mbledhje maratonike gjashtë orësh dhe më pastaj kishte kërkuar edhe mbledhje të jashtëzakonshme të NATO’s duke aktivizuar Artikullin 4 të traktatit të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, kishte dënuar para mbledhjes sulmin ndaj trupave turke dhe kishte kërkuar nga Rusia dhe Siria të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe ju kërkoi të ndalin ofensivën/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë