Loading…

Rusia rekruton komandot afgane të trajnuara nga SHBA’ja

  • 02/11/2022 | 13:26

Rusia rekruton komandot afgane të trajnuara nga SHBA’ja

Ushtarët e forcave speciale afgane, të cilët luftuan së bashku me trupat amerikane dhe më pas u larguan në Iran pas tërheqjes kaotike të SHBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, thanë tre ish-gjeneralë afganë.


“Ata nuk duan të shkojnë në luftë – por nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha gjenerali Abdul Raof Arghandival, duke shtuar se dhjetëra komando në Iran, me të cilët ai ka shkëmbyer mesazhe, kanë frikë nga dëbimi. “Më pyesin: ‘A më ofron zgjidhje? Çfarë duhet të bëjmë? Nëse kthehemi në Afganistan, talebanët do të na vrasin”

Ushtarët e forcave speciale afgane, të cilët luftuan së bashku me trupat amerikane dhe më pas u larguan në Iran pas tërheqjes kaotike të SHBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, thanë tre ish-gjeneralë afganë për agjencinë e lajmeve Associated Press. Ata thanë se rusët duan t’i bëjnë bashkë mijëra ish-komando afgane në një “legjion të huaj” me paga prej 1500 dollarësh në muaj dhe me premtime për strehë të sigurta për veten dhe familjet e tyre, në mënyrë që të shmangin deportimin në vendlindje, ku druajnë se do t’i priste vdekja në duart e talebanëve.

“Ata nuk duan të shkojnë në luftë – por nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha gjenerali Abdul Raof Arghandival, duke shtuar se dhjetëra komando në Iran, me të cilët ai ka shkëmbyer mesazhe, kanë frikë nga dëbimi. “Më pyesin: ‘A më ofron zgjidhje? Çfarë duhet të bëjmë? Nëse kthehemi në Afganistan, talebanët do të na vrasin”. Arghandival tha se rekrutimi udhëhiqet nga forca mercenare ruse “Wagner Group”. Një tjetër gjeneral, Hibatullah Alizai, shefi i fundit i ushtrisë afgane përpara se talebanët ta merrnin pushtetin, tha se përpjekja po ndihmohet gjithashtu nga një ish-komandant i forcave speciale afgane, i cili jeton në Rusi dhe flet gjuhën. Rekrutimi rus vjen pas disa muajsh paralajmërime nga ushtarët amerikanë që luftuan me forcat speciale afgane se talebanët kishin për qëllim t’i vrisnin dhe se ata mund të bashkohen me armiqtë e SHBA-së për të mbetur gjallë ose nga zemërimi me ish-aleatin e tyre.

Një raport i Kongresit në gusht paralajmëroi veçanërisht për rrezikun që komandot afgane – të trajnuara nga Forcat e Marinës së SHBA-së dhe nga Beretat e Gjelbra të Ushtrisë afgane – mund t’u japin informacione në lidhje me taktikat e SHBA grupit të Shtetit Islamik, Iranit ose Rusisë – ose të luftojnë për ta. Michael Mulroy, oficer në pension i CIA-s që shërbeu në Afganistan, ka theksuar se komandot afgane janë luftëtarë shumë të aftë dhe të egër. “Unë nuk dua t’i shoh ata në asnjë fushëbeteje, sinqerisht, por sigurisht jo duke luftuar me ukrainasit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë