Loading…

Rusia shkel hapësirën ajrore të vendit të NATO’s me helikopter, vjen reagimi i menjëhershëm i Estonisë

  • 21/06/2022 | 21:03

Rusia shkel hapësirën ajrore të vendit të NATO’s me helikopter, vjen reagimi i menjëhershëm i Estonisë

Estonia ka akuzuar Rusinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore me helikopter, në një veprim shumë provokues përpara një samiti të madh të NATO-s.


Shteti baltik, një anëtar i aleancës së NATO-s, tha gjithashtu se stërvitjet e vazhdueshme ushtarake ruse po simulojnë sulme raketore kundër vendit të tij çdo ditë, shkruan Sky News.

“Kjo është kërcënim… Nuk ka qenë kurrë aq serioz sa është tani”, citohet të ketë thënë Kusti Salm, nëpunësi më i lartë civil në Ministrinë e Mbrojtjes të Estonisë, duke folur me gazetarët të martën.

Aktiviteti armiqësor u shfaq ndërsa Rusia është gjithashtu në një shkëmbim akuzash me Lituaninë, një tjetër shtet baltik dhe kritik i ashpër i regjimit të Vladimir Putinit, lidhur me një vendim të Vilnius për të bllokuar tranzitin me hekurudhë të mallrave të caktuara të sanksionuara në territorin rus të Kaliningradit.

Kjo vjen gjithashtu vetëm disa ditë përpara se krerët e shteteve dhe qeverive të aleancës prej 30 anëtarësh të NATO-s të takohen për një samit historik në Madrid, ku ata do të paraqesin planet për një “riformësim themelor” të mbrojtjes së tyre në vazhdën e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Estonia tha se ka thirrur ambasadorin rus në Talin për të protestuar në rrugën e fluturimit të helikopterit të rojës kufitare MI-8, i cili tha se hyri në hapësirën ajrore të Estonisë për dy minuta – pa leje – të shtunën në mbrëmje.

Incidenti ndodhi në zonën jugore të Koidula, jo shumë larg qytetit rus të Pskov, sipas një deklarate nga ushtria e Estonisë.

Dhe Salm tha se kishte pasur “shkelje të shumta kufitare nga helikopterët” nga Rusia gjatë javës së kaluar.

Siç thuhet më tej, Rusia po kryen gjithashtu stërvitje ushtarake që përfshijnë simulimin e sulmeve me raketa ndaj fqinjit të saj baltik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë