Loading…

Rusia sulmon me raketa spitalin ukrainas në qytetin e Dnipro, ka të vdekur dhe të lënduar

  • 26/05/2023 | 13:10

Rusia sulmon me raketa spitalin ukrainas në qytetin e Dnipro, ka të vdekur dhe të lënduar

Së paku një person ka vdekur dhe 15 tjerë janë lënduar përfshirë 2 fëmijë në një sulm me raketë nga Rusia në një qendër mjekësore në qytetin e Dnipros, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi sulmin dhe tha se autoritetet janë duke punuar për të shpëtuar personat tjerë nga spitali.

Ai tha se ka aktivizuar të gjitha autoritetet e nevojshme në misionet e shpëtimit. Më parë guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, ka thënë se qyteti është sulmuar në mbrëmjen e së enjtes, raporton BBC.

Lysak shtoi se ishte natë e vështirë dhe shumë e zhurmshme. Ai tha se Rusia ka kryer sulm masiv ndaj qytetit me raketa dhe dron.

Lysak konfirmoi se 2 fëmijë janë lënduar të moshës 3 dhe 6 vjeçare.

Zelenskyy ka postuar një video të klinikës së dëmtuar ku shihen zjarrefikësit në skenë teksa tymi dilte nga ndërtesa. Zelenskyy shtoi se ky sulm dëshmon sërish se rusët janë terrorist të cilët po luftojnë kundër çdo gjëje njerëzore.

Autoritetet ukrainase deklaruan se kanë rrëzuar 17 raketa dhe 31 dron të cilët Rusia i lëshoi gjatë natës.

Disa dron dhe raketa kanë goditur shënjestra në Dnipro ndërsa një sulm u krye edhe në qytetin lindor të Kharkiv ku u godit një deponi nafte. Pjesë e sulmit ka qenë gjithashtu edhe kryeqyteti ukrainas Kievi ku zyrtarët deklaruan mbetje të dronave të rrëzuar kanë goditur një qendër tregtare si dhe një shtëpi.

Rusia muajin e fundit ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës duke shënjestruar asetet infrastrukturore të saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë