Loading…

Rusia thotë se aeroplanët britanikë ia ndoqën bombarduesit me aftësi bërthamore

  • 13/11/2021 | 11:49

Rusia thotë se aeroplanët britanikë ia ndoqën bombarduesit me aftësi bërthamore

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë citohet nga agjencia Interfax të ketë thënë se aeroplanët luftarakë britanikë i përcollën dy aeroplanë bombardues rusë të tipit “Tupolev Tu-160”, që mund të bartin armë bërthamore, gjatë një patrullimi që zgjati një orë.


“Dy bartës Tu-160 të raketave strategjike kryen një fluturim të planifikuar në hapësirën ajrore mbi ujërat neutrale të Detit Barent, Detit Norvegjez dhe Detit Verior”, citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“bartësit rusë të raketave strategjike u shoqëruan nga aeroplanët luftarakë “Eurofighter Typhoon” të Forcave Ajrore Britanike në disa faza të udhëtimit”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndryshe, Rusia shpesh kryen fluturime me aeroplanë luftarakë afër kufijve të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-ja i kundërpërgjigjet me forcat e veta ajrore për t’i paralajmëruar aeroplanët rusë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë